Sport

Pellegrini: “Rrezikoja të largohesha nga futbolli, natën numëroja rrahjet e zemrës”

10 Dhjetor 2021, 18:47 Nga DOSJA
Pellegrini: “Rrezikoja të largohesha nga futbolli, natën

ITALI – Lorenzo Pellegrini ka folur për veten në “The Player Tribune”, ku kapiteni i Romës ka treguar, se cili ka qenë momenti më i vështirë i karrierës së tij.

“Kur isha 16 vjeç mjekët zbuluan se kishte diçka që nuk shkonte në zemrën time, – tha mesfushori i verdhekuqve. – M’u desh të ngjitesha në një shkallë, duke mos marrë frymë. Shumë rrahje të parregullta. Mjekët më thanë se do të më duhej të ndaloja së luajturi për gjashtë deri në tetë muaj dhe se do të më vlerësonim më pas. Pra, pa vrap, pa stërvitje, pa futboll. Pa Romë.”

Aritmia e zemrës tashmë është vetëm një kujtim i keq, por disa ndjenja nuk harrohen lehtë: “Kam qenë gjithmonë një person optimist, por ai moment ishte vërtet i ndërlikuar. Nuk mund të bëja asgjë, përveç një gjëje: dëgjoja zemrën time. Gjithçka, në mbrëmje u përpoqa të kuptoj shpeshtësinë e rrahjeve të mia të çrregullta. U ula në shtrat duke pritur në heshtje absolute, mbylla sytë dhe numërova rrahjet”.

Më pas, ai shtoi për ta përmbyllur: “Kur doktori më tha se u shërova, u motivova shumë: doja të vrapoja përgjithmonë, të hidhesha, të godisja dhe të rrëshqisja. Por unë arrita ta kapërcej atë periudhë, dhashë maksimumin, prandaj them që Roma nuk do të jetë kurrë trampolinë për karrierën time. Roma është pika e ardhjes për të cilën kam, duke pasur parasysh gjithçka”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ai shtoi për ta përmbyllur kapiteni i romës ka treguar largohet nga roma lorenzo pellegrini lorenzo pellegrini dhe marash kumbulla marash kumbulla te roma shumë rrahje të parregullta ai shtoi për ta përmbyllur kapiteni i romës ka treguar largohet nga roma lorenzo pellegrini lorenzo pellegrini dhe marash kumbulla marash kumbulla te roma shumë rrahje të parregullta

Sondazh

Poll