Sport

Superliga kineze mbyll dyer e kampionatit deri në fund të sezonit…

10 Dhjetor 2021, 18:21 Nga DOSJA

KINE – Në një deklaratë të enjten në mbrëmje, Superliga kineze (CSL) tha, se ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllura deri në fund të sezonit, muajin e ardhshëm.

Një masë e marrë për të kufizuar rreziqet e kontaminimit nga Covid-19, ndërsa Pekini përgatitet të presë Lojërat Olimpike Dimërore 2022 (nga 4 deri më 20 shkurt). CSL-ja më vonë do të përcaktojë, nëse është e përshtatshme të rihapen takimet për publikun “në varësi të situatës epidemike”.

Liga mori vendimin e saj pak para rifillimit të kampionatit të dielën, pas një pezullimi prej katër muajsh, që synonte t’u lejonte lojtarëve të kombëtares të përqendroheshin në ndeshjet kualifikuese për botërorin “Katar 2022”.

Për arsye shëndetësore, 16 skuadrat e kampionatit kinez janë të ndarë në 2 grupe dhe luajnë vetëm në 2 vende: qytetin port të Dalian (në verilindje) dhe qytetin Suzhou (në lindje), afër Shangait.

Prillin e kaluar, 30.000 spektatorë u ulën në tribuna për ndeshjen e parë të sezonit, midis FC Guangzhou dhe Guangzhou City.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport afër shangait kina gjate pandemise kina vendos flamurin ne hene me dyer të mbyllura deri në fund të sezonit para rifillimit të kampionatit të dielën qytetin port të dalian (në verilindje) qytetin suzhou (në lindje) rreziqet e kontaminimit nga covid-19 superliga kineze (csl) tha të enjten në mbrëmje të presë lojërat olimpike dimërore 2022 afër shangait kina gjate pandemise kina vendos flamurin ne hene me dyer të mbyllura deri në fund të sezonit para rifillimit të kampionatit të dielën qytetin port të dalian (në verilindje) qytetin suzhou (në lindje) rreziqet e kontaminimit nga covid-19 superliga kineze (csl) tha të enjten në mbrëmje të presë lojërat olimpike dimërore 2022

Sondazh

Poll