Sport

Befasi në Brazil! Nuk mjafton historia, Grêmio e Porto Alegres zbret në Divizionin 2

10 Dhjetor 2021, 18:02 Nga DOSJA
Befasi në Brazil! Nuk mjafton historia, Grêmio e Porto Alegres zbret

BRAZIL Skuadra e Grêmios e Porto Alegres, tre herë fituese e ‘Copa Libertadores’ (1983, 1995, 2017), u rrëzua të enjten për herë të tretë në historinë e saj në Divizionin 2 të kampionatit të futbollit brazilian.

Grêmio, gjithashtu i kurorëzuar dy herë kampion i ‘Brasileiraos’, në 1981 dhe 1996, kishte luajtur tashmë dy herë në nivelet më të ulëta, më 1991 dhe më 2004. Vitin e ardhshëm, ai do të gjejë klube të tjera historike të futbollit brazilian në Divizionin 2, si Vasco da Gama dhe Cruzeiro.

Klubi brazilian juglindor përfundoi në vendin e 17-të, pavarësisht një serie të mirë në fund të sezonit (5 fitore, 2 barazime).

Lojtarët e trajnerit Vagner Mancini, duke përfshirë një mori ndërkombëtarësh (paraguajani Mathias Villasanti, brazilianët Rafinha dhe Douglas Costa), do të zbresin në Devizionin 2, së bashku me Bahia, Sport Recife dhe Chapecoense, ndërsa Botafogo, Goias, Coritiba dhe Avai, do t’i bashkohen elitës.

Nga ana tjetër, tri klube braziliane kanë fituar të drejtën për të luajnë për herë të parë në ‘Copa Libertadores’: Fortaleza, Bragantino dhe América e Minas Gerais.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport brazilianët rafinha dhe douglas costa brazilianin neymar do të zbresin në devizionin 2 futbollisti brazilian klubi brazilian juglindor për herë të parë në ‘copa libertadores’ për herë të tretë në historinë e saj skuadra e grêmios e porto alegres brazilianët rafinha dhe douglas costa brazilianin neymar do të zbresin në devizionin 2 futbollisti brazilian klubi brazilian juglindor për herë të parë në ‘copa libertadores’ për herë të tretë në historinë e saj skuadra e grêmios e porto alegres

Sondazh

Poll