Politike

PAMJET/Gjithçka gati në ‘Air Albania’ për Kuvendin e Berishës, mbizotëron ngjyra blu

11 Dhjetor 2021, 08:13 Nga DOSJA
PAMJET/Gjithçka gati në ‘Air Albania’ për Kuvendin

TIRANË– Këto janë pamjet që vijnë nga stadiumi ‘Air Albania’, aty ku pas pak do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ngjyra blu, ajo e partisë blu shihet se është mbizotëruesja. Nuk dihet se cilat do të jenë masat që do të marrë stafi i Berishës për motin, duke qënë se reshjet e shiut nuk kanë të ndalur.

Ditën e sotme në orën 10:00, Berisha fton demokratët që të marrin pjesë në Kuvendin e thirrur nga ai në Stadiumin ‘Air Albania’. ‘Për një Parti Demokratike, më të hapur, më të fortë dhe më të bashkuar” është motoja e Berishës, i cili fton të gjithë demokratët të jenë prezentë në këtë Kuvend që sipas tij do të rithemelojë Partinë Demokratike.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike flamur noka kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021 flamur noka kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021

Sondazh

Poll