Politike

Denoncon delegatja e Malësisë së Madhe: Kam firmosur për datën 11, jo 18

10 Dhjetor 2021, 17:43 Nga DOSJA
Denoncon delegatja e Malësisë së Madhe: Kam firmosur për

TIRANË – Disa delegatë të Partisë Demokratike kundërshtojnë se nuk kanë firmosur për të marrë pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit, e thirrur nga kryetari Lulzim Basha. Delegatja demokrate në Malësinë e Madhe Mimoza Rexhvelaj deklaroi për “Syri TV” se firma e saj për të marrë pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit është falsifikuar si dhe shtoi se ka vendosur të marrë pjesë në Kuvendin e nesërm të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Gjithashtu, Rexhvelaj deklaroi se gjysma e emrave të lexuar sot nga sekretari i PD-së Gazment Bardhi nuk janë delegatë të vërtetë të PD-së

Unë kam firmosur vetëm për Kuvendin e datës 11 dhe do të jem prezent nesër në Tiranë, në Kuvendin që është thirrur nga anëtarësia dhe zoti Berisha. Deri në këtë moment nuk më është ofruar as edhe një formular për datën 18 dhe as jam kontaktuar për të firmosur. Siç jam unë, ka edhe të tjerë te ajo listë që nuk kanë firmosur. Ajo listë, gjysma e emrave të tyre nuk janë delegatë. Ajo listë nuk ka delegatët e vërtetë brenda. Reagimi im ka qenë i prerë, Mimoza Rexhvelaj ka firmosur vetëm një formular të datës 11. Nëse dikush ka patur guximin të firmosë në emrin tim, do t’iu drejtohem organeve kompetente që të marrin masa sipas ligjit”, deklaroi delegatja Mimoza Rexhvelaj.

Për rastin e falsifikimit të firmave të delegatëve demokratë për pjesëmarrje në Kuvendin e 18 dhjetorit denoncuan dhe Spiro Vaso dhe Xhuljan Guçe.

LAJMI KRYESOR: Bardhi: 69% e anëtarëve kanë firmosur ’18 dhjetorin’!Berisha s’e shkarkon dot Bashën

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi i 11 dhjetorit kuvendi i 11 dhjetorit

Sondazh

Poll