Aktualitet

Policia shqiptare dhe ajo italiane mbajnë konferencën për kultivimin e kanabisit

10 Dhjetor 2021, 18:20 Nga DOSJA
Policia shqiptare dhe ajo italiane mbajnë konferencën për

TIRANË- Policia e Shtetit dhe Departamenti i Sigurisë Publike në Ministrinë e Brendshme italiane kanë mbajtur ditën e sotme një konferencë të përbashkët lidhur me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Dy ditë pas sekuestrimit të 1.5 ton lëndë narkotike hibride në Turqi, e cila ishte nisur nga Shqipëria, Policia e Shqipërisë dhe Guarda di Finanza kanë zhvilluar këtë konferencë të përbashkët në lidhje me hapat e ndërmarra prej tyre në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike dhe krimit të organizuar dhe çfarë mund të bëhet më mirë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, tregoi nurmin e rasteve të kapura gjatë operacioneve nga të dyja palët. Kreu i operacionit në Guardia di Finanza, Giuseppe Arbore tha se po ndodh një shtrirje më e thellë e kanabisit teksa tha se nuk është vetëm jugu kultivuesi më i madh i bimëve narkotike, por ka një zhvendosje drejt veriut.

Në përfundim të aktivitetit, Drejtori I Përgjithshëm I Policisë së Shtetit, Gledis Nano mbajti një deklaratë për shtyp. I pyetur nga gazetarët rreth analizave të drogës që i’u është bërë punonjësve të policisë, ai është shprehur se nuk kanë si qëllim penalizimin e policëve. Gjatë deklaratës, Nano nuk ju përgjigj pyetjes se pse është zgjedhur një laborator privat për të kryer analizat e punonjësve të policisë.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gledis nano gledis nano drejtori i policise guardia di finanza policia shqiptare gledis nano gledis nano drejtori i policise guardia di finanza policia shqiptare

Sondazh

Poll