Sport

FSHF në ndihmë të Berishës/ Duka dërgon në “Foltore” edhe trajnerët e Kombëtares

10 Dhjetor 2021, 14:54 Nga DOSJA
FSHF në ndihmë të Berishës/ Duka dërgon në

TIRANË– Situata politike në Shqipëri është e nxehtë ndikuar nga gjendja që po kalon Partia Demokratike. Më datë 11 dhjetori ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë Kuvendin Kombëtar që do të zhvillohet në ambientet e Stadiumit ‘Air Albania’ dhe do të nisë në orën 10:00. Ndonëse sporti nuk duhet të përzihet me politikën, nuk rezulton kështu në Shqipëri. Një nga ligjet e FSHF-së është mospolitizimi i këtij institucioni dhe përfshirja e administratës dhe zyrtarëve të saj në evente e fushata politike.

Armando Duka në mitingun e nesërm do të dërgojë dhe përfaqësues të FSHF-së si delegate dhe ata nuk do jenë punonjës pa rëndësi, por trajner të ekipeve kombëtare. Një ndër ta është trajneri i kombëtares U-17 të femrave Agustin Kola, i cili në rrjetet sociale ka publikuar kartën e identitetit së bashku me bejxhin e delegatit.

Një tjetër zyrtar i FSHF-së që nuk e ka fshehur dëshirën për të qenë nesër në foltore është dhe specialisti i futbollit në Sektorin e Ekipeve Kombëtare, Sulejman Mema. Edhe ky i fundit pritet që nesër të jetë i pranishëm në mitingun e Sali Berishës në stadiumin “Air Albania”. Bëhet me dije se pjesë e Kuvendit do të jetë edhe zëdhënsi i Federatës, Andi Verçani.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport armand duka fshf sali berisha armand duka fshf sali berisha

Sondazh

Poll