Sport

Nagelsmann: “Joshua Kimmich po përpiqet për t’i shpëtuar pasojave të Covid-19”

10 Dhjetor 2021, 14:35 Nga DOSJA
Nagelsmann: “Joshua Kimmich po përpiqet për t’i

GJERMANI – Mesfushori i Bayern Munich, Joshua Kimmich, do të mungojë deri në janar 2022 për shkak të Covid-19 dhe “si një masë paraprake, por sëmundja nuk duhet të shkaktojë dëme afatgjata”,– siguroi trajneri i tij të premten, Julian Nagelsmann.

I pavaksinuar, bavarezi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave që kur rezultoi pozitiv me Covid-19 në fund të nëntorit. Ai u lirua nga karantina këtë javë, por nuk do të luajë më deri në vitin 2022, pasi ende vuan nga infeksioni, njoftoi klubi gjerman të enjten. “Po bëj shkëlqyeshëm, por ende nuk mund të stërvitem plotësisht për shkak të një dëmtimi të lehtë në mushkëri”, tha 26-vjeçari, i cili nuk ka luajtur për klubin e tij që nga 6 nëntori.

Sipas trajnerit të tij, Kimmich vuan nga “infiltratet pulmonare”, një dëmtim që mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje. “Unë nuk jam i shqetësuar, sepse këto infiltrate nuk janë asgjë dramatike,”– shtoi Nagelsmann. – Pushimi i tij është masë paraprake, nuk priten pasoja dhe nuk ka pasur simptoma.”

Edhe Eric Maxim Choupo-Moting, ndërkombëtari i Kamerunit dhe ish-sulmuesi i PSG-së, vuan nga i njëjti problem si shoku i tij i skuadrës dhe gjithashtu duhet të presë përpara se të rifillojë stërvitjet.

Zgjedhja e Kimmich për të mos marrë vaksinën shkaktoi shumë keqkuptime në Gjermani. Madje ministri i brendshëm i kishte kërkuar që të vaksinohej. Shumë në shtyp dhe në mesin e politikanëve e kanë kritikuar atë për dërgimin e një sinjali negativ, në një vend ku shkalla e vaksinimit është nën 70% të njerëzve të vaksinuar plotësisht.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bayern munich i rikthehet fitores bayern munich për champions league i pavaksinuar ish-sulmuesi i psg-së joshua kimmich mesfushori i bayern munich rezultoi pozitiv me covid-19 vuan nga “infiltratet pulmonare” bayern munich i rikthehet fitores bayern munich për champions league i pavaksinuar ish-sulmuesi i psg-së joshua kimmich mesfushori i bayern munich rezultoi pozitiv me covid-19 vuan nga “infiltratet pulmonare”

Sondazh

Poll