Aktualitet

Minatori në Bulqizë ra nga varka me bidona dhe humbi jetën, si e fshehën kolegët

10 Dhjetor 2021, 12:52 Nga DOSJA
Minatori në Bulqizë ra nga varka me bidona dhe humbi jetën, si e

BULQIZË – Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen tragjike, ku ndërroi jetë minatori Mustafa Kamishi. Kjo që shikoni në foto është një varkë me bidona, e improvizuar nga punëtorët e Fabrikës së Pasurimit të Kromit në Bulqizë për të kaluar në anën tjetër të rezervuarit. Kamishi, së bashku me kolegët e tij Rruzhdi Koçi dhe Avni Alliu kanë qenë duke punuar në zonën e grumbullimit të ujërave të fabrikës.

Sipas informacioneve të policisë, gjatë lëvizjes me varkën e improvizuar ata kanë humbur ekuilibrin duke rënë në ujë, ndërsa Kamishi ka ndërruar jetë. Kolegët e tij e që kanë dërguar trupin e viktimës në banesë, por sot janë vënë në prangat e policisë pasi akuzohen se kanë tentuar që të fshehin vdekjen e tij. Bashkë me ta në prangat e Policisë kanë përfunduar bashkë me Islam Nikën, drejtori i aktivitetet të Fabrikës së Pasurimit të Kromit.

LAJMI KRYESOR: Vdekja e minatorit në Bulqizë/ 65-vjeçari u mbyt rrugës për në punë, 3 në pranga

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bulqize humb jeten minatori ne bulqize bulqize humb jeten minatori ne bulqize

Sondazh

Poll