Aktualitet

Vdekja e minatorit në Bulqizë/ 65-vjeçari u mbyt rrugës për në punë, 3 në pranga

10 Dhjetor 2021, 14:43 Nga DOSJA
Vdekja e minatorit në Bulqizë/ 65-vjeçari u mbyt rrugës

BULQIZË– Mustafa Kamishi, 65 vjeç, minatorin, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme teksa shkonte me një varkë të improvizuar për të kaluar rezervuarin që i ndante nga fabrika e kromit, në pronësi të Bukurosh Koçit. Por të tre kanë humbur ekuilibrin duke përfunduar në zonën e grumbullimit të ujërave kulluese, duke sjellë edhe vdekjen e Kamishit.

Pasi kanë mundur të nxjerrin trupin e mikut të tyre, dy miqtë Rruzhdi Koçi dhe Avni Alliu kanë tentuar të fshehin ngjarjen, duke e trajtuar si vdekje natyrale. Por kanë përfunduar në pranga e Policisë së Shtetit. Bashkë me ta është arrestuar edhe drejtori i fabrikës, Islam Nika, 53 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet se ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë si dhe ka tentuar të fshehë ngjarjen.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e djeshme, ndërsa fillimisht u raportua se 65-vjeçari, punëtor i ferrokromit, mund të kishte pësuar atak kardiak. Por e kundërta është provuar nga hetimet. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Minatori në Bulqizë ra nga varka me bidona dhe humbi jetën, si e fshehën kolegët

Vdekja e minatorit në fabrikën e kromit në Bulqizë, prangoset drejtori e dy punëtorë

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bulqize mustafa kamishi bulqize mustafa kamishi

Sondazh

Poll