Aktualitet

Vrasja e biznesmenit Pilot Roli, banorët tregojnë se çfarë panë: Vdiq në vend!

10 Dhjetor 2021, 12:40 Nga DOSJA
Vrasja e biznesmenit Pilot Roli, banorët tregojnë se çfarë

KURBIN – Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që troditi mëngjesin e sotëm qytetin e Laçit, ku u krye një atentat ndaj biznesmenit Rakip Roli, i cili u qëllua për vdekje me 7 plumba brenda në automjet, sapo doli nga banesa e tij. Banorët e zonës ku ndodhi ngjarja janë shprehur se dëgjuan breshërinë e plumbave dhe dolën me shpejtësi për të parë se cfarë kishte ndodhur, ndërsa pasi e kishin konstatuar biznesmenin të gjakosur brenda në makinë, njëri prej tyre e kishte nxjerrë atë nga makina për ta dërguar në spital, por që fatkeqësisht ishte tepër vonë, pasi ai kishte ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Makina eci gati 300 metra pasi u qëllua duke u përfshirë në aksident me dy makina të tjera” tha njëri prej banorëve. Ndërkohë, një tjetër banor u shpreh se e nxori biznesmenin nga makina e tij tip “Audi” për ta dërguar në spital, por fatkeqësisht kishte ndërruar jetë.

Biznesmeni 55-vjeçar Rakip (Pilot) Roli, u qëllua për vdekje brenda makinës së tij mëngjesin e sotëm në Sanxhak të Laçit. Për ngjarjen që ka tronditur qytetin, Policia e Kurbinit ka shpallur në kërkim dy persona, të cilët dyshohet se mund të kenë qëlluar ndaj biznesmenit Roli. Bëhet fjalë për babë e bir, Skënder dhe Ilaj Lika, të cilët ishin dhunuar brutalisht pak kohë më parë nga djemtë e viktimës. Babë e bir, dyshohet se sot në mëngjes e kanë pritur biznesmenin e materialeve të ndërtimit sapo doli nga shtëpia dhe u fut në mjetin e tij. Pikërisht në këtë moment, ata i janë afruar mjetit luksoz tip ‘Audi Q7’ dhe kanë shtënë me breshëri ndaj 55-vjeçarit.

LAJMI KRYESOR: Vritet biznesmeni në Laç!Djemtë e Rolit të hetuar për drogë,Policia kërkon 2 persona

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ndaj pilot rrolit laç rakip roli skender lika atentat ndaj pilot rrolit laç rakip roli skender lika

Sondazh

Poll