Aktualitet

Moti në Korçë/ Bora 30 centimetra në Dardhë, ndërprerje të përkohshme të energjisë

10 Dhjetor 2021, 11:32 Nga DOSJA
Moti në Korçë/ Bora 30 centimetra në Dardhë,

KORÇË– Në Korçë gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut si dhe të dëborës në lartësitë mbi 1100 m. Trashësia e dëborës në Dardhë varion 20-30 cm, në Voskopojë e Qafa e Qarrit deri 5 cm.

Akset rrugore nacionale dhe ato dytësore janë të kalueshme dhe pa probleme, ndërkohë që ka filluar nga bashkia Korçë hapja e segmentit dytësor Vithkuq-Shtyllë-Panarit.

Nga raportimet e marra nuk ka problematika emergjente, ka pasur ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike, por që është mbajtur në kontroll nga punonjësit e OSHEE. Prurjet e lumenjve kanë qenë normale dhe pa probleme.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq/ Fshatrat pa drita, breshër në Durrës, rrëshqitje dheu në Përmet

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet korce moti i keq ne shqiperi korce moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll