Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
VD-Vrasja e Rakip Rolit/ Autorët ishin në këmbë, i dolën para, makina ra në kanal
10 Dhjetor 2021, 08:31Nga DOSJA
LAÇ– Rakip Roli u ekzekutua nga dy persona që kanë qenë duke lëvizur në këmbë. Mësohet se autorët i kanë dalë përpara automjetit që drejtohej nga viktima, dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me breshëri plumbash. Roli ka humbur kontrollin e automjetit, duke u përfshirë në një aksident. Ai ka përplasur një automjet tjetër dhe më pas ka përfunduar në një kanal pranë zonës ku ka ndodhur ekzekutimi. Mjeti i tij ka ecur dhe për disa metra pas breshërisë së plumbave, dhe ka përplasur dy mjete të tjera.
Mësohet se Rroli ishte biznesmen në fushën e materialeve të ndërtimit. Viktima ka ndërruar identitetin e tij, pasi më parë ka pasur emrin Rakip Roli, dhe ka qenë i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur 10 vite më parë. Policia po punon për kapjen e autorëve të vrasjes.
TIRANË– Këmbanat e vëna në Tiranë, në formë zbukurimi për festat e fundvitit kanë rënë. Në fotot e siguruara nga Dosja.al shihet që një prej tyre ka ...
TIRANË – Presidenti Meta ka reaguar sot pas kapjes së një sasie të madhe droge, pak ditë më parë në Turqi, e cila ishte nisur në rrugë detare nga Shq...
TEPELENË/MEMALIAJ – Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe motit të ftohtë e me erëra të forta janë shënuar probleme me furnizimin me energji e...