Aktualitet

Reshjet e dëborës bllokojnë rrugën! Bypass-i i Rrugës së Arbrit kalohet me zinxhirë

10 Dhjetor 2021, 12:37 Nga DOSJA
Reshjet e dëborës bllokojnë rrugën! Bypass-i i Rrugës

DIBËR– Dibra është përfshirë nga reshje dëbore ditën e sotme, duke vështirësuar qarkullimin e automjete në bypass-in e Rrugës së Arbrit. Bëhet me dije se kalimi i automjeteve bëhet vetëm me zinxhir, ndërsa kanë nisur punën për pastrimin e rrugës borëpastruese. Në njoftimin për të gjithë drejtuesit e mjeteve bëhet e ditur se çdo mjet duhet të jetë i pajisur me pajisjet dimërore dhe me zinxhirë.

NJOFTIMI:

“Byppas-i, i rrugës së Arbërit, është përfshirë nga reshje dëbore duke sjell vështirësi në qarkullim për drejtuesit e automjeteve. Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Dibër, ndodhen në shërbim në të gjithë aksin e këtij byppas-i, për të drejtuar qarkullimin rrugor, me qëllim parandalimin e çdo aksidenti sado i vogël të jetë ai, si dhe për t’i ardhur në ndihmë çdo drejtuesi mjeti që mund të ketë probleme. Policia e Dibrës, u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë aks rrugor, të tregojnë kujdes maksimal, dhe të përdorin paisjet dimërore për automjetet

LAJMI KRYESOR:Moti i keq/ Rruga e Arbrit me dëborë, probleme në Përmet, IGJEUM: 3 qarqe rrezikohen

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll