Aktualitet

Apeli i GJKKO cakton datën, seanca për Saimir Tahirin do mbahet më 20 dhjetor

10 Dhjetor 2021, 11:10 Nga DOSJA
Apeli i GJKKO cakton datën, seanca për Saimir Tahirin do mbahet

TIRANË– Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar datën 20 dhjetor për të mbajtur seancën ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Seanca do të nisë në orën 09:00, ditën e hënë.

Po ashtu, deri më tani është mësuar se çështja e ish-ministrit do të gjykohet nga Daniela Shirka, ndërkohë që një tjetër anëtare e trupës gjykuese është caktuar Ilirjana Olldashi. Anëtari i tretë pritet të delegohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pasi ende nuk është caktuar për të plotësuar trupën e togave të zeza.

Disa javë më parë, Gjykata e Lartë zbardhi vendimin për ish-ministrin duke regjistruar çështjen në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Por kjo gjykatë vendosi rikthimin e çështjes për shqyrtim tek një trupë tjetër në GJKKO, me pretendimin se procesi ka pasur shkelje proceduriale.

SPAK e akuzoi për trafik droge, por gjykata ish-ministrin e Brendshëm e dënoi vetëm për shpërdorim detyre, ndërsa me prishjen e vendimit nga Gjykata e Lartë, dosja rikthehet edhe njëherë në Apel. Tahiri u dënua me 5 vite burg, e cila iu konvertua në 3.4 vite shërbim prove.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjyqi i saimir tahirit saimir tahiri gjyqi i saimir tahirit saimir tahiri

Sondazh

Poll