Aktualitet

‘Bossat’ ikin në Dubai, Gledis Nano: Do e zgjidhim!Kuvendi nesër? Jemi në gatishmëri

10 Dhjetor 2021, 11:01 Nga DOSJA
‘Bossat’ ikin në Dubai, Gledis Nano: Do e zgjidhim!Kuvendi

TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano kërkon një “Polici të pastër”. Pas një konference të përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë, kryepolici Nano qëndroi për të dhënë një prononcim për mediat e pranishme, duke u fokusuar tek testi i drogës. Në fjalën e tij, Nano u shpreh se deri më tani ishte kryer vetëm faza e parë, ndërsa siguroi se qëllimi nuk është terrorizimi i Forcave të Policisë, por pastrimi i policisë, për të krijuar besim tek qytetarët. Sa i përket çështjeve në hetim, nuk dha asnjë detaj, por shtoi se po punonte për zgjidhjen e problemit të ekstradimit me Dubain. Vend ky që është kthyer së fundmi në strehë për persona të skeduar. Në fund, ka siguruar se Policia e Shtetit është në gatishmëri për t’u përballur me çfarëdo situatë që mund të krijohet nesër nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.


PJESË NGA PRONONCIMI: 

Gledis Nano: Iu falenderoj për ndihmën e dhënë, për transmetimin e informacioneve. Sa i përket statistikave, folëm qartë dhe gjej mundësinë për të falenderuar për të gjithë faktorët e tjerë kombëtarë. Iu thashë edhe njëherë, sapo i folëm statistikat.

Testet e drogës, ka ndonjë rezultat?

Gledis Nano: Shumë mirë që po më bëni këtë pyetje, dua që të informoj. Policia e Shtetit nuk ka për synim penalizimin apo terrorizimin e forcave të Policisë. Kanë mbështetjen time personale. Testi i drogës zhvillohet sipas procedurave që janë shumë të qarta. Nuk ka përfunduar testi, është vetëm në fazat fillestare. Duam të kemi një Polici të pastër.

Si do zgjidhet ikja e të kërkuarve në Dubai?

Gledis Nano: Për të gjithë ata që ikin në Dubai për të gjetur një zgjidhje lidhur me këtë çështje.

Nesër ka zhvillime politike në vend, a janë marrë masa? Ka informacione se do të ketë probleme?

Gledis Nano: Policia gjithmonë është në gatishmëri për ruajtjen e qetësisë publike. 

LAJMI KRYESOR: Konferenca Shqipëri-Itali, Gledis Nano: Luftë pakompromis kundër drogës!

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gledis nano konferenca shqiperi-itali gledis nano konferenca shqiperi-itali

Sondazh

Poll