Aktualitet

Është xhaxhai i Ilir Likës!Dyshohet se vrau Rolin,Skënderit i lanë 9 plumba tek dera

10 Dhjetor 2021, 10:19 Nga DOSJA
Është xhaxhai i Ilir Likës!Dyshohet se vrau Rolin,Skënderit

LAÇ- Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim dy persona, të cilët dyshohet se kanë shtënë mbi biznesmenin 55-vjeçar Rakip Roli. Dosja.al ka mësuar se bëhet fjalë për Skëndër Likën dhe djalin e tij, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Skënder Lika, vëllai i Myslim Likës, i plagosur më parë në Mamurras, ndërsa në 20 shkurt të këtij viti të shpallurit në kërkim, e kishin kërcënuar duke i lënë 9 fishekë në pragun e shtëpisë.

Skënder Lika, është xhaxhi i Ilir Likës (Xhepa) i arrestuar nga Policia për vrasjen e dy biznesmeneve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, brenda një hoteli duke bashkëpunuar me Eduart Lamajn.

Por nuk dihet se cila është lidhja mes vrasjeve që kanë tronditur kohët e fundit qytetin e Laçit. Xhelal Reçi u vra pak javë më parë teksa po hapte dyqanin e tij, ndërkohë që sot një tjetër jetë është marrë. Ndërsa zanafilla e gjithë hasmërisë së nisur në Kurbin duket se nuk po i gjendet filli nga ana e Policisë së Shtetit. Deri më tani raportohet se bëhet fjalë për prishje pazaresh droge jashtë vendit, të cilat të rinjtë vijnë dhe i “zgjidhin” në Shqipëri.

LAJMI KRYESOR: Laç/Vritet Rakip Roli, autorët e qëlluan brenda mjetit,djali aksidentohet pas lajmit

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet atentat rakip rolit skender lika vrasje në laç atentat rakip rolit skender lika vrasje në laç

Sondazh

Poll