Aktualitet

VD-Vrasja e Rakip Rolit/ Autorët ishin në këmbë, i dolën para, makina ra në kanal

10 Dhjetor 2021, 08:31 Nga DOSJA
VD-Vrasja e Rakip Rolit/ Autorët ishin në këmbë, i

LAÇ– Rakip Roli u ekzekutua nga dy persona që kanë qenë duke lëvizur në këmbë. Mësohet se autorët i kanë dalë përpara automjetit që drejtohej nga viktima, dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me breshëri plumbash. Roli ka humbur kontrollin e automjetit, duke u përfshirë në një aksident. Ai ka përplasur një automjet tjetër dhe më pas ka përfunduar në një kanal pranë zonës ku ka ndodhur ekzekutimi. Mjeti i tij  ka ecur dhe për disa metra pas breshërisë së plumbave, dhe ka përplasur dy mjete të tjera.


Mësohet se Rroli ishte biznesmen në fushën e materialeve të ndërtimit. Viktima ka ndërruar identitetin e tij, pasi më parë ka pasur emrin Rakip Roli, dhe ka qenë i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur 10 vite më parë. Policia po punon për kapjen e autorëve të vrasjes.

LAJMI KRYESOR: Atentat në Laç/Vritet Pilot Rroli, autorët e qëlluan brenda mjetit, i dënuar më parë

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ndaj pilot rrolit rakip rroli vrasje në laç atentat ndaj pilot rrolit rakip rroli vrasje në laç

Sondazh

Poll