Aktualitet

Dita e të Drejtave të Njeriut, Ambasada e SHBA: Të ndalojmë çdo lloj diskriminimi

10 Dhjetor 2021, 09:59 Nga DOSJA
Dita e të Drejtave të Njeriut, Ambasada e SHBA: Të ndalojmë

TIRANË – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka shpërndarë një video në rrjetet sociale në kuadër të Ditës së të Drejtave të Njeriut, teksa shkruan se SHBA janë të fokusuar në përpjekjet për mbrojtjen e të drejtave të çdo individi dhe komuniteti, që përfshin trajtimin dhe gjetjen e zgjidhjeve për forma të rrënjosura diskriminimi që prekin njerëzit më pak të mbrojtur në shoqëri, përfshirë gratë dhe vajzat, popujt indigjenë, njerëzit me origjinë afrikane, personat LGBTI, emigrantët dhe njerëzit me aftësi të kufizuara, etj.

Postimi i plotë i Ambasadës së SHBA:

Në Ditën e të Drejtave të Njeriut, si partnerë dhe aleatë, ne ripërtërijmë përpjekjet tona për të mbrojtur të drejtat e çdo individi dhe komuniteti. Kjo përfshin trajtimin dhe gjetjen e zgjidhjeve për forma të rrënjosura diskriminimi që prekin njerëzit më pak të mbrojtur në shoqëri, përfshirë gratë dhe vajzat, popujt indigjenë, njerëzit me origjinë afrikane, personat LGBTI, emigrantët dhe njerëzit me aftësi të kufizuara, ndër të tjerë. Ne përsërisim mesazhin se “të gjitha qeniet njerëzore lindin të lira dhe të barabarta në dinjitet dhe të drejta”.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada e shba ne tirane te drejtat e njeriut ambasada e shba ne tirane te drejtat e njeriut

Sondazh

Poll