Aktualitet

Ç’po ndodh? Dje ishte Salianji, sot Paloka! Demokrati shkon në SPAK, asnjë koment

10 Dhjetor 2021, 09:39 Nga DOSJA
Ç’po ndodh? Dje ishte Salianji, sot Paloka! Demokrati shkon në

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në Tiranë, e njohur ndryshe si SPAK. Paloka ka shkuar sot në orën 10:00 në ambientet e hetuesisë, për të dalë thuajse gjysmë ore më pas, por pa dhënë asnjë koment për mediat e pranishme.

Ndërkohë që dje, në SPAK, gjithashtu ishte dhe demokrati tjetër Ervin Salianji, por as ai nuk tregoi se për cilën çështje ishte thirrur duke shtuar kështu misterin se në çfarë historie janë përfshirë këtë herë.

Po ashtu, çfarë e lidh Palokën me Salianjin, pasi të dy punojnë në zona të ndryshme në vendit për PD-në, e gjithashtu së fundmi mbështesin persona të ndryshëm në selinë blu. Salianji ka dalë pro kryedemokratit Lulzim Basha, ndërsa Paloka i është bashkuar aksionit të ish-kryeministrit Sali Berisha.  

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi paloka edi paloka ne spak edi paloka edi paloka ne spak

Sondazh

Poll