Aktualitet

FOTO e biznesmenit të ekzekutuar në Laç, përdorte dy emra

10 Dhjetor 2021, 08:34 Nga DOSJA
FOTO e biznesmenit të ekzekutuar në Laç, përdorte dy emra

LAÇ– Personi në foto është biznesmeni Rakip Roli i njohur ndryshe si Pilot Rroli i cili u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Laç. Roli dhe familja e tij janë persona të njohur në zonën e Laçit, dhe kanë disa biznese, përfshirë mjetet e transportit të rëndë, si dhe një pikë materialesh ndërtimi.

Dyshohet se autorët e vrasjes së Rolit ishin dy dhe në këmbë. Mësohet se makina e viktimës ka ecur dhe për disa metra pas breshërisë së plumbave, dhe ka përplasur dy mjete të tjera.

Emri i tij nuk është i panjohur as për policinë, pasi biznesmeni është vënë në pranga në vitin 2011, si autor i rrahjes me pasojë plagosjen e rëndë të një 22-vjeçari. Po ashtu djemtë e viktimës kanë qenë të skeduar nga policia në vitin 2017, për trafik droge.

Viktima ka ndërruar identitetin e tij, pasi më parë ka pasur emrin Rakip Roli.

LAJMI KRYESOR: Atentat në Laç/Vritet Pilot Rroli, autorët e qëlluan brenda mjetit, i dënuar më parë

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ndaj pilot rrolit rakip rroli vrasje në laç atentat ndaj pilot rrolit rakip rroli vrasje në laç

Sondazh

Poll