Aktualitet

Probleme në Shkodër, dëbora deri në 1.5 metër dhe ndërprerje energjie prej 2 ditësh

10 Dhjetor 2021, 09:45 Nga DOSJA
Probleme në Shkodër, dëbora deri në 1.5 metër dhe

SHKODËR – Qarku i Shkodrës është përfshirë nga moti i keq dhe me reshje shiu e dëbore, duke sjellë probleme me furnizimin me energjinë elektrike dhe më bllokime aksesh rrugore. Kështu, nga informacionet më të fundit nga Shkodra, raportohet se Kelmendi vijon të jetë pa energji elektrike prej dy ditësh, ndërsa fshati Okol është i bllokuar, pasi trashësia e dëborës arrin deri në 1 metër e gjysmë.

Njoftimi i plotë:

Ne territorin e Prefektures se Qarkut Shkoder kane vazhduar reshjet e shiut, ne zonat malore kane rifilluar reshjet e debores. Nga sektoret EC te bashkive nuk raportohen probleme ne infrastrukture dhe komunitet. Nga sektori EC bashkia M.Madhe informohemi se reshjet e shiut dhe debores ne Nj.Ad. Kelmend vijojne si me poshte, Vermosh 15cm dhe Qaf-berdolecit 20cm – 30cm. Ne Qaf-berdolecit vazhdon te punoj nje fadrom e bashkise çka ben qe rruga te mos bllokohet nga reshjet e debores. Nj.Ad. Kelmend eshte pa energji elektrike prej 2 ditesh. Ne Qaf Thore aksi rrugor eshte i kalueshem deri ne fshatin Okol, informohemi se debora arrin lartesine deri ne 1 meter e gjysem. Nga strukturat DRV informohemi se akset rrugore te DRV Shkoder jane te gjithe te qarkullueshem pa probleme. Ka reshje shiu dhe reshje debore vetem ne aksin e Razmes ne lartesine 950m, rreth 2 cm. Nga strukturat OSHEE informohemi se ekipet e terrenit kane punuar deri ne oret e vona por disa abonente nuk kan mundur te marrin energji elektrike mbreme, aktualisht eshte me defekt nje segment i vermoshit, nje segment i fiderit te Zagores, nje segment i Vrakes dhe i nje Fideri te Bajzes. Total rreth 700 abonente. Nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhe informohemi se nuk kemi rrezik permbytje. Po e monitorojme situaten.

LAJMI KRYESOR: Moti i rënduar shkakton rrëshqitje dherash, disa fshatra pa energji elektrike

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti moti i keq moti i keq ne shqiperi shkoder moti moti i keq moti i keq ne shqiperi shkoder

Sondazh

Poll