Aktualitet

Biznesmeni u ekzekutua në Laç! Dy djemtë e tij të hetuar për trafik droge

10 Dhjetor 2021, 08:40 Nga DOSJA
Biznesmeni u ekzekutua në Laç! Dy djemtë e tij të hetuar

LAÇ– Mëngjesin e sotëm është ekzekutuar me armë zjarri Pilot Rroli, biznesmeni në fushën e ndërtimit i cili vepronte dhe jetonte në Laç. Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes ndërsa djemtë e biznesmenit, Emiljano dhe Isuf Roli janë hetuar për trafik droge në vitin 2017.

Biznesmeni është vrarë me breshëri, ndërsa automjeti i tij tip ‘Audi Q7’ me targa AA001PB është bërë ‘shoshë’ nga plumbat. Dyshohet se vrasja e tij mund të jetë kryer për larje hesapesh.

Në 2011, Roli së bashku me tre persona të tjerë u akuzuan dhe dënuan për plagosje të rëndë. Ai së bashku me tre të tjerët rrahën dhe goditën me mjete të forta 22-vjecarin me inicialet I.S.

LAJMI KRYESOR: Atentat në Laç/Vritet Pilot Rroli, autorët e qëlluan brenda mjetit, i dënuar më parë

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ndaj pilot rrolit atentat ndaj pilot rrolit

Sondazh

Poll