Aktualitet

Internoi mjeken? Berisha zbulon përqafimin me Kostaqin: Fevzi ke qenë dëshmitar…

9 Dhjetor 2021, 21:05 Nga DOSJA
Internoi mjeken? Berisha zbulon përqafimin me Kostaqin: Fevzi ke qenë

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar të ketë pasur lidhje me internimin e mjekes Margarita Kostaqi, gjë e deklaruar nga vetë kjo e fundit për “Fiks Fare”. Në një lidhje me Skype”, në “Opinion”, Berisha tha se ka zhvilluar një takim me mjeken në fjalë, ku dëshmitar sipas tij ka qenë edhe vetë gazetari Blendi Fevziu. Nga studioja, Fevziu e pohoi këtë gjë, por tha se detajet nuk i mbante mend. Berisha tha se familja Kostaqi ishte internuar pas vdekjes së Mehmet Shehut, pasi ashtu ndodhte në atë kohë, por që ai s’kishte pasur asnjë lidhje me këtë gjë. 

Pjesë nga biseda: 

Sali Berisha: Përsa i përket shoqes time, aty ke një dëshmitar i cili quhet Blendi Fevziu. Edi Rama më thoshte në Parlament se ke persekutuar një mjeke. Edhe unë nuk e dija se për kë e ka fjalën. Një ditë, në vitin 2010, me Blendi Fevziun kam qenë me Blendi Fevziun duke pirë kafe në Rogner. Shoqja ime vjen dhe më përqafon dhe më thotë: Sali, të lutem shumë, më nxirr në ndonjë media t’ja u marr fytyrën këtyre që shpifin në këtë mënyrë ndaj teje dhe t’u tregoj se kush ka qenë Sali Berisha.

Blendi Fevziu: Po, e mbaj mend

Sali Berisha:Po, mjekja…

Blendi Fevziu: Por detajet s’i di mirë, kjo ishte mjekja për të cilën ju akuzojnë?

Sali Berisha:Po, mjekja Margarita Kostaqi. Ajo ka qenë një mjeke e nderuar, kam punua me të në një klinikë për shumë vite, ishte bashkëshortja e mjekut personal të Mehmet Shehut. Kur kryeministri vrau veten, personeli e dëbonin e internonin dhe e burgosnin. Përshembull oficerin Halit Cenon e burgosën. Nuk mund të ishte kurrë kompetencë e lokaleve, në atë kohë s’kisha asnjë kompetencë. Unë kam qenë sekretar partie në vitin 1979. Kjo është historia, e gjitha shpifje. Ajo në sy të Fevziut më ka thënë majepni mundësinë t’jua marr fytyrën këtyre që shpifin.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore blendi fevziu margarita kostaqi sali berisha blendi fevziu margarita kostaqi sali berisha

Sondazh

Poll