Aktualitet

E rëndë në Tiranë, një vajzë ngacmohet në urban: E preku me duar dhe nisi t’i fliste

9 Dhjetor 2021, 22:15 Nga DOSJA
E rëndë në Tiranë, një vajzë ngacmohet në

TIRANË- Një episod ngacmimi seksual ka ndodhur ditën e sotme në një nga autobuzët e linjës Kamëz-Tiranë. Një vajzë e re rreth 22 vjeçe është ngacmuar nga një person me veprime si dhe me fjalë.

Këtë gjë e ka bërë të ditur gazetarja Eriona Rusi së bashku me një djalë të ri, i cili ishte në autobusin, që ndodhi ngacmimi. Djali u shpreh se pasi burri e ngacmoi me duar, nisi t’i flasë me fjalë ofenduese, duke shtuar se as faturinoja e autobusit nuk ndërhyri për të parandaluar këtë gjë.

“Një burrë bashkë me fëmijën e tij hipi në autobus dhe ulet mbrapa një goce, e cila ishte rreth 22 vjeçe dhe më djalin afër nisi ta ngacmonte. Pasi e ngacmoi me duar, nisi t’i fliste me fjalë ofenduese. Vajza ishte e trembur kishte një çantë përpara po e shtërngonte e trembur dhe po dridhej. I thash faturinës, për situatën, por ai mu kthye duke thënë se ‘Ka shumë njerëz si puna e këtij, nuk kam ça t’i bëj’,” tha Orgesi ndër të tjera.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet eriona rusi ngacmin seksual ne urban eriona rusi ngacmin seksual ne urban

Sondazh

Poll