Aktualitet

Basha: Escobar ma tha sot, pas Berishës e kanë radhën të tjerët!

9 Dhjetor 2021, 22:04 Nga DOSJA
Basha: Escobar ma tha sot, pas Berishës e kanë radhën të

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se pa ish-kryeministrit Sali Berisha të tjerë persona do të shpallen non-grata. Në një lidhje me Skype në “Opinion” Basha tha se ia ka thënë vetë i dërguar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar këtë gjë. I pyetur për emra, Basha nuk preferoi të thoshte asnjë prej tyre. 

Pjesë nga biseda:

Lulzim Basha: Me një Sali Berishë non-grata nga SHBA-të nuk mund të lëvizë asgjë. Sot u tha, e tha Escobar që radhën e kanë të tjerët.

Blendi Fevziu: Ju dha ndonjë emër zoti Escobar

Lulzim Basha: Do t’ju përgjigjem sapo të më lini të mbaroj

Blendi Fevziu: Por jo mesazh tani, përgjigjuni ju lutem

Lulzim Basha: Kuvendi i demokratëve është më 18 dhjetor. Më 18 dhjetor është Kuvendi Kombëtar

Blendi Fevziu: A rrezikon të çahet PD, të kemi PD1 dhe PD2?

Lulzim Basha: Jo.

Blendi Fevziu: Pse

Lulzim Basha: Më lejoni të përgjigjem pastaj vazhdoni me pyetjet tuaja.

Blendi Fevziu: Basha ka një ide që për të ruajtur PD mund të jepni dorëheqjen të dy, përderisa partia ju dhimbset më shumë se vetja pse nuk hapni një garë e t’i jepni mundësinë një personi të tretë. Ndoshta PD-ja ka nevojë për një person tjetër që nuk ka historinë e 90 mbi shpinq

Lulzim Basha: A mbaruat? A t’ju kthej përgjigje? E vetmja gjë që kemi patur në dorë është të marrim vendimet e duhura.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll