Aktualitet

Sherr dhe për paratë? Ristani: Arkën e kemi ne, nuk vuan partia për 10 mln lekë

9 Dhjetor 2021, 22:27 Nga DOSJA
Sherr dhe për paratë? Ristani: Arkën e kemi ne, nuk vuan partia

TIRANË– Arben Ristani është shprehur se arkën e Partisë Demokratike e ka Kuvendi Kombëtar i PD-së që sipas tij është ai që do të mblidhet më 11 dhjetor. I ftuar në “Open”, i pyetur se kush do të paguajë 10 milionë lekë të vjetra qira për stadiumin “Air Albania” më 11 dhjetor, Ristani tha se Kuvendi dhe arka i kanë aq fonde. Por, kjo gjë u kundërshtua nga deputeti Ervin Salianji, i cili tha se arka është e PD-së që funksionon me rregulla.

Pjesë nga biseda:

Arben Ristani: Pagesa për Air Albania është 1 milionë lekë, 10 të vjetra. Nuk vuan partia për këtë gjë

Eni Vasili: Por si nuk vuan partia, arkën e ka…

Arben Ristani: Arkën e ka Kuvendi

Eni Vasili:Si Kuvendi

Arben Ristani: Po, pra. Arkën e kemi ne. Mos mendoni se vuan njeri për kaq…Dhe të shkarkuarit ikin nga zyra. Mos e imagjinoni Bashën që do të varet tek perdet e zyrës.

Ervin Salianji: Paratë i ka PD që funksionon me rregulla foltorja e dimë si funksionon

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore arben ristani ervin salianji lulzim basha sali berisha arben ristani ervin salianji lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll