Aktualitet

FOTO + EMRI/ Kush është shqiptari që u vra brenda ‘shtëpisë së barit’ në Angli

9 Dhjetor 2021, 18:55 Nga DOSJA
FOTO + EMRI/ Kush është shqiptari që u vra brenda

MBRETËRI E BASHKUAR- Xhovan Pepaj është 25-vjeçari shqiptar që u gjet i vrarë në orët e para të mëngjesit brenda një ‘shtëpie bari’ në Angli. Sot, kur kanë kaluar pesë ditë nga ngjarja e rëndë është identifikuar dhe i është publikuar fotoja e të riut shqiptar që u gjet i masakruar brenda shtëpisë ku punonte, në Caley Road, Tunbridge ëells.

Sipas portalit Kent Online, 25-vjeçari ishte qëlluar disa herë me thikë, ndërsa dëshmitarët e zonës kanë treguar se kanë dëgjuar dhe të shtëna me armë zjarri. Pas ngjarjes së rëndë janë arrestuar shtatë persona. Ndërkohë dy adoleshentë një 17 vjeç dhe një 18-vjeçar me emrin Ciaran Stewart, dyshohet se e kanë kryer krimin e rëndë dhe janë nën akuzë. Përveç akuzës për vrasje, ata akuzohen edhe për tentativë grabitje dhe posedim kanabisi. Të rinjtë janë futur brenda shtëpisë që ruante Pepaj për të të grabitur kanabisin, por kanë hasur në kundërshtinë e 25-vjeçarit dhe e kanë vrarë atë. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

EMRAT/ Akuzohen se vranë 25-vjeçarin shqiptar, kush janë të arrestuarit në Angli

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet vritet shqiptari ne angli xhovan pepaj vritet shqiptari ne angli xhovan pepaj

Sondazh

Poll