Aktualitet

Berisha shpjegon foton me Enver Hoxhën: S’e kam takuar kurrë, isha në një ditëlindje

9 Dhjetor 2021, 20:59 Nga DOSJA
Berisha shpjegon foton me Enver Hoxhën: S’e kam takuar kurrë,

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk e ka takuar kurrë personalisht ish-diktatorin Enver Hoxha. Në një lidhje me Skype në “Opinion”, i pyetur për foton krah Hoxhës, Berisha thase është shkrepur rastësisht, pasi ai vetë nuk ka pasur ndonjë takim me të.

Lideri historik i Partisë Demokratike tha se ka qenë një ditëlindje të Liljana Hoxhës dhe se fotoja është shkrepur rastësisht teksa ish-diktatori kalonte para tij.

“Është shpjeguar qartësisht nga ish-mjeku i Enver Hoxhës dhe mjeku im, Isuf Kalo. Nëse flet në një intervistë timen, ai që po drejton sot emisionin më pyet, a e ke takuar personalisht Enver Hoxhën, jo i them unë. Por ka ndodhur ajo që shikon në atë foto. Kemi qenë në një ditëlindje të Liliana Hoxhës që ka qenë redaktore e revistës ‘Shkenca dhe jeta’. Unë kam pasur miqësi me të dhe kam qenë në atë takim. Ai thjesht ka kaluar dhe ka dhënë dorën e ka ikur,”- tha Berisha. 

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike enver hoxha sali berisha enver hoxha sali berisha

Sondazh

Poll