Aktualitet

Vlorë-Orikum i bllokuar prej disa orësh, Leli: Pastruam pjesën më të madhe të rrugës

9 Dhjetor 2021, 21:48 Nga DOSJA
Vlorë-Orikum i bllokuar prej disa orësh, Leli: Pastruam pjesën

VLORË – Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli konfirmoi se po pastrohen mbetjet e fundit të shtresës së dherave që kanë bllokuar një pjesë të aksit Vlorë-Orikum. Nga sektori i aksit të bllokuar në Jonufrës, Leli bëri me dije se është liruar pjesa më e madhe e rrugës.

Mjetet e ARRSH-së, ujësjellësit dhe të firmave private po punojnë në terren. Është liruar pjesa më e madhe e rrugës. Po pastrohen metrat e fundit, që më pas të fillojë trafiku në të dy krahët. Gjithë Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve janë këtu për të bërë më të mirën“, u shpreh kryetari i Bashkisë së Vlorës.

Prej mëse 4 orësh, 70 m të aksit Vlorë-Orikum u bllokuan pas rënies së një shtrese dherash. Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj u shpreh se nuk dihet ende se nga çfarë pjese kanë ardhur shtresat e dheut.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksi vlorë-orikum aksi vlorë-orikum

Sondazh

Poll