Aktualitet

VD-Shpërthim i fuqishëm në një universitet privat në Tiranë, mensa e shkatërruar

9 Dhjetor 2021, 19:59 Nga DOSJA
VD-Shpërthim i fuqishëm në një universitet privat në

TIRANË– Një shpërthim është regjistruar këtë mbrëmje në ambientet e një universiteti privat në Tiranë. Paraprakisht siç raportohet nga policia se shkak dyshohet të jetë bërë rrjedhja e gazit në kuzhinën e Universitetit, por dëmet duken shumë të mëdha krahasuar me atë që mund të sjellë një bombolë gazi. Zhurma gjithashtu ka qenë dhumë e fortë dhe është ndjerë rreth zonës ku dhe ndodhet universiteti, konkretisht pranë aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga Dosja.al, janë thyer të gjitha xhamat e guzhinës, karriget janë thyer dhe ambientet e katit të parë janë copëtuar. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes si dhe grupi hetimor që ka nisur hetimet mbi rastet. Kjo ngjarje do të kishte pasur pasoja të rënda në njerëz nëse do të ishte regjistruar gjatë orëve të ditës kur sallat e universitetit mbushen me studentë e pedagogë. 


Njoftimi i policisë:

Me datë 09.12.2021, rreth orës 20:35, në rrugën e “Rinasit”, ka ndodhur një shpërthim në një godinë të një subjekti privat, konkretisht në kuzhinën e mencës, ku ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi si pasojë e rrjedhjes së gazit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet shperthim ne nje universitet ne tirane tirane shperthim ne nje universitet ne tirane tirane

Sondazh

Poll