Aktualitet

Bllokohet autobusi me cigare kontrabandë në portin e Durrësit, në pranga shoferi maqedonas

21 Qershor 2019, 07:52 Nga DOSJA
Bllokohet autobusi me cigare kontrabandë në portin e Durrësit,

DURRËS- Policia Kufitare ka bllokuar në Portin e Durrësit një autobus me cigare kontrabandë, i cili vinte nga Maqedonia. Gjatë kontrollit policia ka zbuluar në total 309 steka cigaresh, të cilat ishin të markave të ndryshme, si Malboro, Woliston, BOS.

Ndërsa, në pranga ka përfunduar shoferi, shtetasi me iniciale Q.S. 32-vjeç, nga Gostivari i Maqedonisë, i cili akuzohet për kontrabandë. Sipas policisë cigaret janë zbuluar gjatë kontrollit  në vijën e dytë të autobusëve dhe kamionëve, në autobusin e linjës Maqedoni-Durrës-Bari.

Paketat të pa deklaruara ishin të  fshehura në brendësi të autobusit me destinacion Italinë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje person cigare kontrabande porti i durresit arrestohet nje person cigare kontrabande porti i durresit

Sondazh

Poll