Aktualitet

Vidhte banesa në Gjermani, Krimet e Rënda përfundojnë hetimet për skifterin Duraku, akuzat që rëndojnë mbi të

21 Qershor 2019, 07:46 Nga DOSJA
Vidhte banesa në Gjermani, Krimet e Rënda përfundojnë

Tiranë- Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet për Gentian Durakun, 29 vjeçarin, i cili grabiste banesat në Gjermani.

Në njoftimin e Krimeve të Rënda, pas përfundimit të hetimeve rezulton se Duraku në bashkëpunim me disa shqiptarë të tjerë në Offenburg, Gjermani kanë kryer mbi 50 vjedhje. Duraku akuzohet për: “ Vjedhja” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Prokuroria do të paraqesë kërkesën për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për Durakun.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë më datë 13.06.2019 ka përfunduar hetimet e çështjes penale nr. 294 të vitit 2017, në ngarkim të të pandehurit:

Gentjan Duraku, i biri i Limanit dhe i Dashmires, i datëlindjes 21.11.1989, lindur dhe banues në Morinë, Kukës, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me arsim të lartë, me gjendje familjare i martuar, me gjendje gjyqësore i dënuar.

Ai akuzohet se ka kryer veprat penale “Vjedhja’’, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, kur ka sjellë pasoja të rënda, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 134/3, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal, në rrethanat që tregohen më poshtë:

Rrethanat e faktit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë mbi bazën e akteve të referuara nga Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Task-Forcës Antiskifter në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe mbi bazën e të dhënave të marra nga Autoritetet Gjermane të Drejtësisë, me datë 21.09.2017. ka regjistruar procedimin penal nr.294 për kryerjen e veprave penale “ Vjedhja” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 134, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Nga aktet rezulton se që nga nëntori i vitit 2015 në zonën e Offenburgut, Gjermani, ka pasur informacione nga autoritetet gjermane për ushtrimin e aktivitetit kriminal të një grupi kriminal për vjedhjen e disa banesave në territorin e shtetit gjerman, pjesëtarët të të cilëve ishin shtetas shqiptar.

Nga aktet e letërporosisë së Autoriteteve Gjermane të Drejtësisë, konkretisht Prokuroria Offenburg, ka rezultuar se shtetasit shqiptar Elton Koçiu, Ervis Dalipaj, Ismet Sulaj, Gentjan Duraku, në bashkëpunim me disa persona të tjerë shtetas shqiptar, kanë marrë pjesë në disa ngjarje, 50 vjedhje të banesave të shtetasve gjerman, të kryera gjatë viteve 2015-2016 dhe 2017, të cilët kanë vepruar në formën e grupit të strukturuar kriminal, duke e shtrirë aktivitetin kriminal të tyre në territorin e Republikës së Gjermanisë, për një kohë të gjatë, me një organizim të tyre, duke bërë të mundur vjedhjen e sendeve të çmuara tek këto banesa, si orë, bizhuteri, pajisje komunikimi, metale të çmuara, automjete si dhe vlera monetare që ndodheshin nëpër këto banesa. Një pjesë të vlerave monetare të përfituara, personat e lartpërmendur i kanë transferuar nëpërmjet agjensisë Western Union nga Gjermania për tek familjet e tyre në Shqipëri.

Nga aktet e administruara ka rezultuar se vlerat monetare dhe materiale të përfituara nga personat bashkëpunëtorë në realizimin e këtyre vjedhjeve të banesave të shtetasve gjerman në Gjermani, kanë qenë në shumën rreth 113 mijë euro.

Rezulton se shtetasit shqiptar Elton Koçiu, Ervis Dalipaj, Ismet Sulaj, janë dënuar nga Gjykata e Landit Offenburg, Gjermani, ndërsa për të pandehurin Gentjan Duraku po paraqitet kërkesa për t’u gjykuar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gentian duraku gjermani krimet e renda vjedhje banesash gentian duraku gjermani krimet e renda vjedhje banesash

Sondazh

Poll