Aktualitet

STUHIA godet vendin! Tragetet s’ankorohen, pezullohen lundrimet në Vlorë e Durrës

9 Dhjetor 2021, 06:32 Nga DOSJA
STUHIA godet vendin! Tragetet s’ankorohen, pezullohen lundrimet në

TIRANË– Territori i Shqipërisë do të goditet nga një stuhi e madhe reshjesh shiu. Sipas meteorologëve, mesdita e sotme pritet të sjellë një përkeqësim të mëtejshëm të kushteve të motit që do të vijojnë deri mëngjesin e së shtunës. Moti i keq, e ka bërë të pamundur ankorimin e tragetit me pasagjerë që mbërriti nga Brindisi i Italisë në portin e Vlorës. Autoriteti Portual Vlorë bën me dije aktualisht trageti i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë po qëndron në radë dhe do të ankorohet sapo të përmirësohen kushtet atmosferike për të zbritur më pas pasagjerët.

Në qytetin e Durrësit ka vonesa në lundrimin e trageteve mes dy brigjeve të Adriatikut dhe shkak duket se është deti i dallgëzuar. Dy tragetet e linjës duhej të kishin mbërritur në portin e Durrësit mëngjesin e sotëm, në orën 08:00, po për shkak të motit ato janë nisur rreth orës 05.00 të mëngjesit nga Bari. Sipas parashikimeve, dy tragetet do të mbërrijnë në port pas orës 13:00.

Po ashtu, është pezulluar edhe lundrimi është ndaluar edhe në Vlorë për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla, teksa dallgët në det shkojnë në lartësi nga 1.50 deri në 2.50 metra. 

Sot, dita nisi me vranësira të dendura në zonat perëndimore por intervale me kthjellime paraqiten zonat e ulta dhe malore. Mesdita dhe orët vijuese do të sjellin sërish një sistem të fuqishëm me vranësira, i cili do të gjenerojë reshje mesatare dhe intensive në të gjithë vendin. Ndërsa në zonat përgjatë shtrirjes lindore do kenë reshje dëbore. Këto kushte atmosferike mbeten gjatë natës deri mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes duke shënuar -1°C në verilindje po ashtu rritje sjellin edhe orët e mesditës duke ngjitur maksimumin në 15°C. Era do të fryjë mesatare deri e forte me shpejtësi 75 km/h nga drejtimi permanent Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 6 ballë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

11 orë mes detit! Trageti i ardhur nga Italia në Vlorë ankorohet në Vlorë

Difekt në stacionin elektrik, Mokra prej më shumë se 1 ore pa drita

Qëndroni në shtëpi sot e nesër! Stuhia godet vendin, shi dhe borë në çdo cep

Priten përmbytje në Shkodër, Lezhë dhe Fier, dëbora në male 50 cm

Tirana “paralizohet” nga trafiku, Policia-shoferëve: Shmangni lëvizjen në këto rrugë

Shirat e dendur, përmbyten disa rrugë në Vlorë

Avaria e tragetit ‘Rigel III’/ Ministria e Infrastrukturës:Pasagjerët do nisen sonte

Moti i keq në Shqipëri, Policia e Shtetit: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor

Trageti Brindisi-Vlorë në det prej 8 orësh, 118 pasagjerët në mëshirë të fatit

Shirat e dendur fryjnë Drinin, banorët e Nënshkodrës në ankth nga përmbytjet

Sot stuhia GODET Tiranën, ora kur duhet të bëni kujdes

Moti i keq/Trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk ankorohet në port, ndalohen lundrimet

Erë dhe dallgë të larta, ka vonesa në lundrimin e trageteve të linjës Durrës-Bari

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti moti i keq ne shqiperi moti per sot moti moti i keq ne shqiperi moti per sot

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Dhjetor 2021, 15:31

Shirat e dendur, përmbyten disa rrugë në Vlorë

VLORË – Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa prej lagjeve të qytetit të Vlorës. Së fundmi, “Albano e Romina”, “Kali i Trojës”, “24 ...