Aktualitet

Këlcyrë/ Pazaret e drogës, gjendet i vrarë brenda makinës i riu, trupi në humnerë (Emri)

19 Shkurt 2019, 12:51 Nga DOSJA
Këlcyrë/ Pazaret e drogës, gjendet i vrarë brenda

GJIROKASTËR– Është gjetur i pajetë brenda makinës së tij në fshatin Malshovë, Sokol Ramaj. Ramaj është gjetur brenda makinën së tij, ku është gjetur i pajetë.

Policia njofton se është vrarë me armë zjarri dhe se po punohet për kapjen e autorëve të ngjarjes. Trupi është gjetur në një humnerë në zonën e Limarit në Këlcyrë dhe tashmë është transportuar për në morgun e spitalit Omer Nishani në Gjirokastër.

Dyshohet se ngjarja lidhet me prishjen e pazareve të drogës. Sokol Ramaj, 33 vjeç rezultonte i zhdukur që prej 6 shkurtit të këtij viti dhe njihet si një person me precedent të mëparshëm penalë. Mbi të ka disa denoncime për vjedhje dhe mashtrim. 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Rolan Milo, shoku i Sokol Ramajt, është zhdukur më datën 8 në Përmet dhe ende është në kërkim. Policia dyshon se Milo ka patur dijeni për zhdukjen e Sokol Ramajt .

Njoftimi i plotë:
Në vijim të veprimeve hetimore dhe kërkimeve të kryera nga ana e Policisë për gjetjen e shtetasit S.R, i cili ishte shpallur në kërkim për “Largim nga banesa”, paraditen e sotme në zonën e Malëshovës, Bashkia Këlcyrë, në vendin e quajtur “Përroi i Thellë” është gjetur trupi i pajetë i shtetasit S.R. Nga kqyrja paraprake nga grupi hetimor dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Për arsye hetimi nuk bëjmë me dije detaje të tjera.
(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet i vrare sokol ramaj sokol ramaj trafik droge vrasje ne kelcyre gjendet i vrare sokol ramaj sokol ramaj trafik droge vrasje ne kelcyre

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shkurt 2019, 16:03

Zjarr në Patos, vatra pranë puseve të naftës

Një zonë në kodrat e Patosit është përfshirë nga flakët. Bëhet fjalë për një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj në vendin e njohur si “Ofiçina”, e cila ndod...