Sport

Conference League: Sot, 15 ndeshjet e fundit në grupe, përcaktohen 1/16 finalistët

9 Dhjetor 2021, 10:46 Nga DOSJA

ZVICER – Tottenhami është bërë vatër e Covid-19, që ka regjistruar 13 raste pozitive, 8 futbollistë dhe 5 anëtarë të stafit teknik. Trajneri Antonio Conte ditën e mërkurë vuri alarmin për situatën e krijuar dhe UEFA vendosi që të shtyjë ndeshjen e Hotspurs me Rennes, e vlefshme për Conference League.

Por ndërkaq, ndeshjet e tjera, që do të mbyllin fazën e ndeshjeve në grupeve të Conference League, do të zhvillohen normalisht.

Në grupin “C”, Roma dhe Bodo/Glimt janë kualifikuar për në raundin tjetër, por në lojë mes tyre është vendi i parë. Roma do të luajë në transfertën bullgare kundër CSKA të Sofjes dhe do të marrë vendin e parë nëse fiton këtë ndeshje, ndërkohë që Bodo/Glimt nuk e fiton sfidën e tij me Zorya Luhansk.

Në grupin “E”, Feyenoord është kualifikuar dhe beteja në këtë grup është për vendin e dytë mes Slavias së Pragës dhe Union Berlin.

Ja dhe kalendari i ndeshjeve të gjashta në Conference League, të cilat do të transmetohen në platformën Digitalb:

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport dueli për kompeticionin e tretë të uefa-s komisioni i etikes dhe disiplines ne uefa në grupin “c” roma dhe bodo/glimt tottenhami është bërë vatër e covid-19 dueli për kompeticionin e tretë të uefa-s komisioni i etikes dhe disiplines ne uefa në grupin “c” roma dhe bodo/glimt tottenhami është bërë vatër e covid-19

Sondazh

Poll