Sport

Champions League/ Juve me kundërshtarë të “butë”, Inter shpreson për Lille ose Ajax

9 Dhjetor 2021, 10:38 Nga DOSJA
Champions League/ Juve me kundërshtarë të

EUROPË– Më datë 13 dhjetor skuadrat e kualifikuar në Champions League do të njohin kundërshtarët e tyre me eleminim direkt. Teksa pritet të merret vesh rezultati i ndeshjes Atalanta-Villareal, që do të luhet për vendin e dytë, Inter dhe Juve presin të njohin rivalët e tyre.

Rrugë e kundërt për dy skuadrat, bardhezinjtë që rrëmbyen kreun në sekondat e fundit mund të përballet me kundërshtarë si PSG, Atletico Madrid, Sportingu i Lisbonës, Benfica, Salzburg dhe Villarreal nëse spanjollët kualifikohen.

Interi, nga ana tjetër, në fazën tjetër do të gjejë një mes Manchester City, Liverpool, Ajax, Bayern Munich, Manchester United dhe Lille.

Shorti do të hidhet në Nyon të hënën më 13 dhjetor.Ndeshjet e para do të luhen më 15 dhe 22 shkurt, ndeshjet e kthimit më 8 dhe 16 mars.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ajax champions league ajax champions league

Sondazh

Poll