Sport

Tifozët e Barcelonës, të tërbuar me Lenglet: “Ai nuk duhet ta veshë më këtë fanellë”

9 Dhjetor 2021, 09:59 Nga DOSJA
Tifozët e Barcelonës, të tërbuar me Lenglet: “Ai nuk

SPANJE – Mbrojtësi francez i Barcelonës, Clement Lenglet, ishte protagonisti i imazhit më të diskutueshëm të ndeshjes së humbur dje në Champions League nga katalanasit ndaj Bayern Munich.

Spanjollët kishin nevojë për një fitore, për të hyrë në fazën e 1/16-ave, por përkundrazi, u mundën nga bavarezët, që ishin të sigurtë për vendin e parë në grup. Kjo humbje e dënon skuadrën e Xavit të luajë në ‘play-off’ për të kaluar në fazën e 1/16-ave të Europa League.

Tifozët katalanas u tërbuan nga imazhi i Lenglet, duke qeshur me Lewandowskin në fund të ndeshjes. Bisedë miqësore dhe të qeshura të lojtarëve, imazhe të kapura nga kamerat dhe fotografët në fushë.

“Çfarë është kjo? Jashtë nga këtu”, “Gavi qan dhe ai qesh”, “Nuk duhet ta veshë më këtë fanellë”,- janë vetëm disa nga komentet e fansave në rrjetet sociale. Lenglet përfundoi të gjithë ndeshjen, ndërsa polaku u zëvendësua në pjesën e dytë, kur shifra ishin 3-0 në tabelë.

Majin e kaluar ishte Eden Hazard ai që zemëroi tifozët e Real Madridit, pasi u kap duke qeshur me ish-shokët e tij të skuadrës në Chelsea, teksa ‘blancos’ vitin e kaluar kishin humbën gjysmëfinalen e Champions League.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “albicelestët” barcelona drejt falimentimit barcelona frikësohet champions league nga katalanasit clement lenglet duke qeshur me lewandowskin në fund të ndeshjes eden hazard ai që zemëroi tifozët e real madridit mbrojtësi francez i barcelonës polaku u zëvendësua në pjesën e dytë “albicelestët” barcelona drejt falimentimit barcelona frikësohet champions league nga katalanasit clement lenglet duke qeshur me lewandowskin në fund të ndeshjes eden hazard ai që zemëroi tifozët e real madridit mbrojtësi francez i barcelonës polaku u zëvendësua në pjesën e dytë

Sondazh

Poll