Aktualitet

Pëson arrest kardiak në det, humb jetën pushuesja në Vlorë

21 Qershor 2019, 07:24 Nga DOSJA
Pëson arrest kardiak në det, humb jetën pushuesja në

Tiranë- Mëngjesin e sotëm në “Plazhi i Ri”  në Vlorë ka humbur jetën një pushuese pasi ka pësuar arrest kardiak sapo ka hyrë në det.

Dosja.al mëson se 71-vjeçarja me iniciale L.R ka humbur jetën menjëherë sapo është futur në ujë. Një pushues i është afruar për ta ndihmuar por e moshuara ka ndërruar menjëherë jetë.

Ambulanca ka shkuar me shpejtësi në vendin e ngjarjes por gjithsesi ka qenë që 70-vjeçarja të shpëtonte. Trupi është dërguar në morgun e qytetit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:22, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, dyshohet se 71 vjeçarja L. R., ka pësuar infarkt dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Plazhi i Ri” në breg të detin, ku shtetësia L.R ka qenë nën shoqërinë e bashkëshortit të saj. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshem hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mbytet pushuesja në vlorë vdes e moshuara në vlorë mbytet pushuesja në vlorë vdes e moshuara në vlorë

Sondazh

Poll