Politike

Dita Antikorrupsion, Basha risjell Vettingun në Politikë: Është koha për angazhim

9 Dhjetor 2021, 10:14 Nga DOSJA
Dita Antikorrupsion, Basha risjell Vettingun në Politikë:

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka rikthyer propozimin e tij për Vetting në Politikë pikërisht në Ditën Kundër Korrupsionit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se arsyeja se përse Shqipëria ka ende probleme në shumë fusha është korrupsioni, ndaj edhe sheh si të vetmen zgjidhje pastrimin e politikës me mekanizmin e vettingut. 

Arsyeja pse fatkeqësisht Shqipëria renditet gjithmonë e më shumë e fundit për gjërat që ua lehtësojnë jetën shqiptarëve dhe e para për ato që ua bëjnë të pamundur atë, është korrupsioni. Është korrupsioni që varfëron qytetarët, që dëmton demokracinë, që shpopullon vendin, që vret besimin tek e ardhmja. Ndaj këtë #9Dhjetor, Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, përballë kapjes së shtetit nga paligjshmëria dhe pandershmëria, është koha për një angazhim dhe mobilizim të të gjithë shoqërisë për të ecur me vendosmëri përpara në përballjen me korrupsioni dhe të korruptuarit për pastrimin e politikës nga abuzuesit dhe njerëzit e lidhur me krimin dhe korrupsionin, për një politikë të pastër në shërbim të familjeve shqiptare dhe mirëqënies së tyre,”-shkruan Basha.

LAJMI KRYESOR: Lufta Anti-Korrupsion/ Basha: Koha të pastrojmë politikën!SHBA: Jemi donator kryesor

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike dita kunder korrupsionit lulzim basha dita kunder korrupsionit lulzim basha

Sondazh

Poll