Politike

VD-Peleshi: Në janar nisin punimet në bazën ajrore të Kuçovës

9 Dhjetor 2021, 08:38 Nga DOSJA
VD-Peleshi: Në janar nisin punimet në bazën ajrore të

TIRANË– Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u shpreh ditën e sotme se në janar do të jaet rruga e punimeve për bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë. Peleshi foli pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave duke thënë se bëhet fjalë për kuadrin rregullator, ligjor dhe në ditët e para të janarit do të vendoset dhe guri i parë për këtë projekt madhor. Ai e cilësoi një lajm të mirë për vendin, rajonin dhe sigurinë kombëtare.


“Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave sapo miratuam një vendim, i cili ishte propozim i Ministrisë së Mbrojtjes dhe që lidhet me projektin më madhor në fushën e zhvillimit të infrastrukturës për Forcat tona të Armatosura. Bëhet fjalë për bazën ajrore të Kuçovës e cila me vendimin e sotëm kompleton kuadrin ligjor dhe i hap rrugën punimeve. në ditët e para të janarit do të vendosim gurin e parë në bazën taktike të NATO-s në Kuçovë. Lajm i mirë për ata që preken nga shpronësimet, do të shpronësohen sipas vlerës së tregut dhe pa asnjë vonesë. Një lajm i dyfishtë pozitiv për banorët e zonës përreth, dhjetëra mijëra euro investim. Është një lajm i mirë për gjithë rajonin, për sigurinë kombëtare sepse do të kemi një bazë ajrore taktike të NATO-s që do të thotë më shumë siguri”, deklaroi ministri Peleshi.

LAJMI KRYESOR: VKM/ Në janar nis ndërtimi i bazës së Kuçovës! Shtohen kushtet për të marrë armë

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike niko peleshi vkm 9 dhjetor 2021 niko peleshi vkm 9 dhjetor 2021

Sondazh

Poll