Politike

VD-Propozimi i Ballës: I kërkova kryetares 1 minutë heshtje në kujtim të Bob Dole

9 Dhjetor 2021, 09:58 Nga DOSJA
VD-Propozimi i Ballës: I kërkova kryetares 1 minutë heshtje

TIRANË-Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla bëri të ditur në nisje të fjalimit të tij, se ka dërguar një propozim kryetares së Kuvendit. Balla kërkon që Kuvendi të mbajë një minutë heshtje në kujtim të ndarjes nga jeta të senatorit Bob Dole.

“Të gjithë e dimë që roli i Bob Dole në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga SHBA dhe më pas shumica e vendeve progresiste kudo në botë ka vazhduar edhe nga pjesa tjetër e senatit.Do ishte në nderin e Kuvendit të Shqipërisë që në një moment të caktuar, është kryetarja ajo që vendos, në vlerësim të kësaj figure të rëndësishme jo vetëm për politikën amerikane por edhe për mbështetjen ndaj çështjeve shqiptare”- tha Balla.


Më tej Balla kërkoi nga Kuvendi që të miratojë marrëveshjen mes Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, duke kërkuar dhe mbështetjen e opozitës.

‘Dua që ta nxis Kuvendin për të nënshkruar një marrëveshje partneriteti demokracie me Dhomën e Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan. Ky do të ishte një instrument i duhur mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit Amerikan. Niveli i mirë i partneritetit mes dy vendeve duhet të bashkëshoqërohet edhe me një komunikim të vijueshëm mes dy Parlamenteve. Është momenti i duhur për ta shtrirë këtë nivel bashkëpunimi mes dy legjislaturave, asaj shqiptare dhe amerikane. Mendoj që kjo merr edhe mbështetjen e kolegëve të opozitës. Mendoj se është koha e duhur ta zhvillojmë këtë nivel bashkëpunimi.’

LAJMI KRYESOR: Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë! Diskutohet zgjedhja e kryetarit të Konkurrencës

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike seance plenare 9 dhjetor 2021 taulant balla seance plenare 9 dhjetor 2021 taulant balla

Sondazh

Poll