Politike

VD-“Kush e vendosi armën”/Çuçi i përgjigjet babait të Klodian Rashës: Nuk kam dijeni

9 Dhjetor 2021, 09:34 Nga DOSJA
VD-“Kush e vendosi armën”/Çuçi i përgjigjet

TIRANË– Ditën e sotme pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me kërkesën e Qazim Rashës duke thënë se hetimet po vijojnë. Çuçi u shpreh se nuk ka dijeni që prokuroria të ketë mohuar një gjë të tillë mirëpo hetimet janë ende në vijim e sipër.


“E para kjo gjë në lidhje me të ngjarje është zbardhur në mënyrën më profesionale dhe në kohë rekord. Nuk kam dijeni që prokuroria të këtë mohuar një gjë të tillë. Ka pasur hetim për ngjarjen, ku pjesa e parë jemi të gjithë të informuar që është në kanalet e procesit gjyqësor, ku besoj që vendimet përfundimtare pas të gjitha hallkave të sistemit do të përfundojnë me dënimin e policit. Për pjesë të tjera vazhdojnë hetimet, dhe brenda policisë dhe në momentin që do të kemi një rezultat konkret do të bëhet publike”, tha Çuçi.

Ditën e djeshme babai i Klodianit tha se ndihej i fyer nga deklaratat se ai ka shitur gjakun e djalit, ndërkohë që shtetit i kërkoi drejtësi, për të gjetur personat që tentuan të hidhnin baltë në drejtim të të riut, duke vendosur një armë në afërsi të trupit të tij.

LAJMI KRYESOR: VKM/ Në janar nis ndërtimi i bazës së Kuçovës! Shtohen kushtet për të marrë armë

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bledi çuçi klodian rasha vkm 9 dhjetor 2021 bledi çuçi klodian rasha vkm 9 dhjetor 2021

Sondazh

Poll