Politike

Ministri Çuçi: Qeveria, strategji për posedimin e armëve në mënyrë të jashtëligjshme

9 Dhjetor 2021, 09:22 Nga DOSJA
Ministri Çuçi: Qeveria, strategji për posedimin e armëve

TIRANË – Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme edhe një vendim të rëndësishëm për posedimin e armëve me qëllim kontrollin e tyre.  Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes, ishte ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili njoftoi masat e reja dhe kategoritë që preken.


“Miratuam planet e veprimit për kontrollin e armëve dhe municioneve për këto dy vite. Ky plan parashikon që të parandalojë posedimin e armëve pa leje në duart e civilëve, kontrollin e trafikut të armëve dhe disiplinimin e licencimit, jo vetëm luftarake, por edhe gjahut dhe agjencive private të sigurisë. Ne kemi parashikuar që të bëjmë disa ndryshime në kodin penal dhe kriminalizojmë trafikimin përmes kolive postare, apo posedimin e pajisjeve që mundësojnë printimin 3D të armëve. Pra është një strategji që synon të parandalojë posedimin e këtyre armëve në mënyrë të jashtëligjshme. Policia cdo ditë bën aksione”, deklaroi në lidhje me këtë vendim ministri Çuçi.

LAJMI KRYESOR: VKM/ Në janar nis ndërtimi i bazës së Kuçovës! Shtohen kushtet për të marrë armë

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike blendi çuçi këshilli i ministrave blendi çuçi këshilli i ministrave

Sondazh

Poll