Politike

Berisha “non grata”, Këlliçi: Më kanë thirrur disa herë në Ambasadën Amerikane

8 Dhjetor 2021, 22:07 Nga DOSJA
Berisha “non grata”, Këlliçi: Më kanë thirrur

TIRANË– Këto ditë pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Partisë Demokratike. Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbledhë më 11 dhjetor Kuvendin Kombëtar të PD, ndërsa në axhendë është edhe shkarkimi i kryetarit të partisë.

Deputeti demokrat Belind Këlliçi, i cili ka dalë hapur në mbështetje të ish-kryeministrit pranoi në emisionion ‘Open’ në Top Channel se është thirrur disa herë në ambasadën amerikane, por nuk i janë vendosur kushte.

“Kam qenë disa herë në ambasadën amerikane. Kam qenë në kontakte të shpeshta dhe vijoj t’i kem kontaktet me ambasadën amerikane. Por askush nuk më ka vënë kushte, apo presionuar.Askush nuk është kundër zbatimit të statutit dhe mbledhjes së organizmave të partisë në mënyrë zyrtare. Basha ka thënë se nuk lejoj një Kuvend që merret me vendimin e SHBA, ndërkohë që ka futur në axhëndë një Kuvend ku do merret me vendimin e SHBA”, tha Këlliçi.

Marrë nga Hapur

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike belind kelliçi partia demokratike belind kelliçi partia demokratike

Sondazh

Poll