Politike

Çollaku: Do krijohet parti tjetër! Kush përdor logot e PD, ndiqet penalisht

8 Dhjetor 2021, 21:45 Nga DOSJA
Çollaku: Do krijohet parti tjetër! Kush përdor logot e PD,

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku ka hedhur idenë se ish-kryeministri Sali Berisha ka ndërmend të krijojë një tjetër parti, paralel me atë Demokratike.

I ftuar në “Open”, deputeti Çollaku tha gjithashtu se kushdo që ka përdorur logot dhe simbolet e PD-së, do të ndiqet penalisht. 

“Përdorimi i logos apo lëshimi i dokumenteve. Janë parë dokumente me logot e partisë. Kush e ka bërë këtë gjë do të ndiqet penalisht. Teserën e partisë nuk e prodhon dot shtypshkronja, por të tjera struktura. Mandatet janë lëshuar nga zyrat. Mandati ka vlerën e institucionit të partisë, fakti që po ecet në dy korsi paralele, unë dyshoj që synimi nuk është as marrja e partisë, por krijimi i një partie tjetër,”- tha Çollaku. 

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kreshnik çollaku kreshnik çollaku

Sondazh

Poll