Politike

8 dhjetori, Basha: Askush s’i mbivendoset askujt tjetër. Të gjithë jemi të barabartë

8 Dhjetor 2021, 18:19 Nga DOSJA
8 dhjetori, Basha: Askush s’i mbivendoset askujt tjetër. Të

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar një video nga aktiviteti që mbajti sot më 8 dhjetor, Ditën Kombëtare të Rinisë. Krah videos, Basha shkruan se sot e 31 vite më parë, guximi e mposhti frikën dhe solli pluralizmin.

Basha shton se askush s’mund t’i mbivendoset askujt tjetër dhe se të gjithë jemi të barabartë para ligjit, para Zotit.

“Në 8 Dhjetorin e 31 viteve më parë, guximi e mposhti frikën dhe solli pluralizmin. Ishte një rrugë e vështirë, pikërisht prej natyrës së komunizmit shqiptar, prej terrorit që mbizotëronte dhe kultit të individit. Gjatë këtyre viteve ne mësuam mbi të gjitha se çfarë do të thotë individualitet. Secili është i shenjtë në individualitetin e vet, askush s’mund t’i mbivendoset askujt tjetër. Të gjithë jemi të barabartë para ligjit, para Zotit,”- shkruan Basha.

 

 

A post shared by Lulzim Basha (@lulzimbasha)

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll