Politike

Audioregjistrim i 1991/ “Auu bravo”, publikohet biseda e rrallë Berisha-Rama

8 Dhjetor 2021, 21:54 Nga DOSJA
Audioregjistrim i 1991/ “Auu bravo”, publikohet biseda e rrallë

TIRANË – Sot u publikua për herë të parë një inçizim i rrallë bisede midis ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryeministrit aktual Edi Rama, e kryer 30 vite më parë. Në studion e emisionit “Opinion” u shfaq një fragment bisede mes Berishës dhe Ramës, të cilët bisedojnë kundër regjimit komunist në 4 janar 1991.

Me ta ka qenë dhe lideri i Lëvizjes Studentore Azem Hajdari. Të tre u ndodhën në shtëpinë e piktorit Ramadan Karanxha së bashku me piktorin tjetër Sali Shijaku. Biseda është regjistruar nga Karanxha.

FRAGMENT DIALOGU BERISHA-RAMA:

Sali Berisha: Skandal… Shiko ne po përpiqemi me qejf, të moderuar që të mos kemi përgjegjësi për këtë…. po të jetë për përgjegjësinë le ta mbajnë këta..

Edi Rama: Ta mbajë le ta mbajnë, një gjë po ju them kjo që po bëhet nuk bëhet për frikë, po bëhet për tolerancë, nuk po bëhet për frikë, nëse këta tolerancën e marrin për frikë, bjeruni.

Berisha: Auu bravo… Shumë të drejte ke.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike azem hajdari edi rama sali berisha azem hajdari edi rama sali berisha

Sondazh

Poll