Politike

“Nuk kemi kundërshtar brenda PD”, Tabaku: Luftën e kemi me Edi Ramën

8 Dhjetor 2021, 21:11 Nga DOSJA
“Nuk kemi kundërshtar brenda PD”, Tabaku: Luftën e kemi me

TIRANË – N/kryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku deklaroi se PD-ja do të dalë më e fortë pas Kuvendit të 18 dhjetorit. Në lidhje direkte me emisionin “Top News”, Tabaku theksoi se rivali i vërtetë i Partisë Demokratike është kryeministri Edi Rama.

Sipas saj, selia blu nuk ka kundërshtarë të brendshëm.

“Për PD është vlerë që ka mendime të ndryshme. Gjyshi im ka qenë i internuar në Savër të Lushnjës që unë të kem mendim ndryshe. Ajo që nuk e bëj vetë dhe nuk e pranoj nga të tjerët është gjuha e akuzave dhe e linçimit, por mendimi ndryshe është vlerë e jona, që nga themelimi i partisë. Kështu qe kushdo që ka një mendim ndryshe, ka hapësirë për ta thënë atë në Kuvendin e PD në 18 Dhjetor. Jam e sigurtë që PD është një forcë e madhe e politke dhe e vetmja forcë që mund të ndryshojë Shqipërinë.

Në 11 Dhjetor zhvillohet një aktivitet i zotit Berisha me mbështetës të tij. Askush nuk e kupton që ai ka mbështetës, anëtarë të PD. Në datën 18 është Kuvend zyrtar, që ka fuqinë, legjitimitetin, bazuar mbi Statutin, që do të marrë vendime, që do të mbledhë bashkë të gjithë demokratët. Një thirrje për t’u bërë bashkë në datën 18. Për datën 18 ka një konfirmim të jashtëzakonshëm. Do të jetë një Kuvend shumë i rëndësishëm i PD sepse do të përcaktojë strategjinë, rrugën, vizionin për vitet në vijim.

 Besoj që vështirësitë e kësaj situate do të kalojnë dy javët në vijim, që janë shumë të rëndësishme për politikën shqiptare në përgjithësi dhe, në veçanti, për PD. Jam e sigurtë që ekziston një brez i ri i jashtëzakonshëm politikanësh që nuk kanë frikë të ecin përpara. Besoj që PD, megjithë vështirësitë, është në këmbë dhe do të jetë më e fortë. Luftën ne e kemi me Edi Ramën. Atë kemi kemi kundërshtarin tonë, nuk kemi askënd brenda PD”, u shpreh Tabaku.

(d.v/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll