Aktualitet

Refuzimi për të djegur mandatin/ Malltezi ‘i përvishet’ Kokës: Hallexhi, po hedh vallen sipas Ramës

19 Shkurt 2019, 16:39 Nga DOSJA
Refuzimi për të djegur mandatin/ Malltezi ‘i

Tiranë- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka reaguar ndaj qëndrimit të deputetit të LSI-së, Lefter Koka, i cili u shpreh se nuk do të djegë mandatin.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Malltezi shprehet se, firma që Lefter Koka ka hedhur në aferën 178 milionë euro të inceneratorëve, në atë kohë ministër Mjedisi, e detyron të hedhë tani “vallen e Ramës” siç e quan ai.

“Shembulli tipik i qeverisjes: Blerja ose shantazhi. Këtij hallexhiut i deklarova 14 muaj më parë “Pendohu, bëhu dëshmitar i drejtësisë” lidhur me aferën kriminale të inceneratorëve ku Rama-Ahmetaj po përlajnë 178 milionë euro, por Teri ka firmos për këtë aferë dhe tani do hedhë vallen sipas Ramës. 14 muaj që qeveria i fshihet debatit për inceneratorët! Çfare halli i madh i ka zanë?”, – shkruan Malltezi.

Sot deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Lefter Koka ka deklaruar se nuk do ta djegë mandatin e tij duke dalë kundër vendimit unanim të marrë nga partia në të cilën ai bën pjesë. Sipas tij ai vendimi për djegie mandatesh është një tezë e ish-kryeministrit Berisha. (Lexo këto)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet djegia e mandateve të lsi jamarbër malltezi koka refuzon të degë mandatin lefter koka djegia e mandateve të lsi jamarbër malltezi koka refuzon të degë mandatin lefter koka

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shkurt 2019, 16:03

Zjarr në Patos, vatra pranë puseve të naftës

Një zonë në kodrat e Patosit është përfshirë nga flakët. Bëhet fjalë për një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj në vendin e njohur si “Ofiçina”, e cila ndod...